top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: 10 TË VDEKUR NË SULMET AJRORE RUSE; PUTINI POSHTËRON PAQEN PARA TAKIMIT ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Makineria ruse e luftës vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje.


Putin do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të ruajtur presionin mbi Ukrainën dhe Evropën dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike”, shkroi Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në Telegram, i cituar nga media të ndryshme, përfshirë entin mediatik “BBC”, duke dënuar sulmet e mbrëmshme ruse në vendin e tij, të cilat, lanë të paktën 10 të vdekur midis Kharkiv-it dhe Zaporizhzhia-s.


Sipas Presidentit Volodimir Zelenski, i cili, do të takohet sot me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), Rusia nuk duhet të shpërblehet për luftën e saj kundër vendit të tij.


Presidenti Zelenski më pas theksoi nevojën për të marrë garanci perëndimore për sigurinë para takimit në Shtëpinë e Bardhë.


Shpresoj se do të kemi kohë për të diskutuar arkitekturën e garancive të sigurisë.


Kjo është me të vërtetë gjëja më e rëndësishme”, tha ai gjatë një takimi me të dërguarin e ShBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page