PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: 1276 DITË LUFTË; NJË USHTRI E FORTË UKRAINASE DO TË PËRMIRËSOJË SIGURINË POR KJO NUK ËSHTË E MJAFTUESHME; NEVOJITEN GARANCI TË FORTA NGA TË GJITHË ATA QË KËRKOJNË PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Një ushtri e fortë dhe e aftë ukrainase është siguria më e besueshme për popullin tonë.
Por ne gjithashtu kemi nevojë për garanci të forta sigurie nga të gjithë ata që kërkojnë paqe.
Çdo ditë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe të gjithë partnerët tanë, ne punojmë për të siguruar sigurinë”, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një mesazh të postuar në rrjetin social virtual “Facebook”.
“Sot shënon dita e 1276-të të luftës në shkallë të plotë”, shkroi Presidenti Volodimir Zelenski.
“Ukraina ka qenë e angazhuar në luftën kundër Rusisë për pavarësinë e saj për më gjatë se sa priste kushdo në botë.
Ky është rezultat i patriotizmit dhe efektivitetit të popullit tonë...
Jam mirënjohës ndaj secilit prej jush, ndaj të gjitha forcave tona të mbrojtjes dhe sigurisë, për forcën që i jepni Ukrainës dhe për çdo rezultat që arrini...
Ukraina duhet të arrijë qëllimet e saj, dhe këto qëllime janë të drejta; të mbrojë jetët njerëzore; të mbrojë pavarësinë dhe të sigurojë një paqe dinjitoze për Ukrainën”, përfundoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments