PRESIDENTI LITUANEZ GITANAS NAUSEDA: SHTETET E BASHKIMIT EVROPIAN DUHET TË SHMANGIN HAKMARRJEN; DUHET TË JEMI PROAKTIVË ME SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Marrëdhëniet transatlantike duhet të jenë gjithmonë shumë dinamike. Ne duhet t'i shmangim këto reagime.
Ne përpiqemi vazhdimisht të reagojmë ndaj situatës në zhvillim, por mendoj se ajo që na duhet në Evropë është veprimi proaktiv. Dhe mendoj se është e mundur ta bëjmë këtë”.
Kështu tha Presidenti lituanez Gitanas Nauseda ndërsa mbërriti në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel.
“Nëse disa vende kanë një mendim ose qëndrim të veçantë për situatën, është padyshim shumë e vështirë të gjejmë një zgjidhje, sepse vendimet tona bazohen në consensus.
Mendoj, se sonte kemi mundësinë ta diskutojmë këtë situatë jo vetëm nga perspektiva e tregtisë dhe tarifave, por nga një perspektivë më e gjerë, duke parë bashkëpunimin e mundshëm, sepse nuk ka të bëjë vetëm me bashkëpunimin ushtarak, por edhe me bashkëpunimin në mbrojtje dhe energji”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments