top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LITUANI | AEROPORTI I VILNIUSIT U MBYLL PËRKOHËSISHT PAS PIKASJES SË NJË DRONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Vilniusi, Lituani | Aeroporti Ndërkombëtar i Vilniusit u mbyll përkohësisht pasi një dron u pa brenda territorit të aeroportit.

 

Sipas Aeroporteve Lituaneze (operatorit të aeroportit), kufizimet e hapësirës ajrore hynë në fuqi rreth orës 9:50 të mëngjesit dhe u hoqën në orën 10:18 të mëngjesit (10:50 të mëngjesit dhe 11:18 të mëngjesit me orën shqiptare), me ndikim minimal në trafik.


Sipas të dhënave paraprake, vendimi për të vendosur kufizime u mor për shkak të shikimit të një droni në territorin e Aeroportit të Vilniusit”, tha përfaqësuesi i Aeroporteve Lituaneze, Tadas Vasiliauskas, duke specifikuar se situata mund të kishte prekur vetëm dy fluturime.


Zëdhënësja e Shërbimit të Sigurisë Publike, Ingrida Stragene, raportoi se ishte një dron civil që qëndroi në ajër për rreth një minutë.


Autoritetet menjëherë shtrënguan sigurinë në aeroport dhe zonat përreth, por droni dhe operatori i tij nuk u gjetën.


Një incident i ngjashëm ndodhi më 29 tetor, kur një dron tjetër u vu re pranë aeroportit, pa shkaktuar pezullimin e fluturimeve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page