top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I SHBA-ës DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SOT DO TË SHPALL NJË MARRËVESHJE ME NJË VEND TË MADH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), tha se do të njoftonte sot një marrëveshje të madhe tregtare me një vend të madh dhe shumë të respektuar.

 

Në një postim në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, presidenti Tramp (Trump) tha se do ta bëjë njoftimin në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale (ora 16:00 ET).

 

Vendi për të cilin po flet presidenti i ShBA-ës është Mbretëria e Bashkuar, sipas gazetës amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), duke cituar disa burime të njohura me planet.

 

Presidenti Tramp (Trump) e quajti marrëveshjen të parën nga shumë të tjera.

 

Muajin e kaluar, presidenti Tramp (Trump) vendosi tarifa masive mbi partnerët tregtarë të ShBA-ës, por ngriu përkohësisht shumicën e tyre për të lejuar negocimin e marrëveshjeve tregtare.

 

Ai ka pretenduar për javë të tëra se vendet po përgatiten të nënshkruajnë traktate me ShBA-ës.

 

Gazeta amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) tha se është e paqartë nëse një marrëveshje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar është finalizuar tashmë apo nëse të dy vendet do të njoftojnë një kornizë për një marrëveshje që do t'i nënshtrohet negociatave të mëtejshme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page