top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUTORITETET TURKE BLLOKUAN PROFILIN NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL IKS (X) TË KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU PËR ARSYE TË SIGURISË KOMBËTARE DHE RENDIT PUBLIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 8
  • 2 min read

Ankara, Turqi | Autoritetet turke kanë bllokuar profilin në rrjetin social virtual Iks (X) të kryetarit të arrestuar të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili, u pezullua nga detyra pas arrestimit të tij për akuza për korrupsion më 19 mars të vitit 2025.

 

Aktualisht nuk është e mundur të shikohet llogaria e z. Imamoglu, i cili, ndiqet nga mbi 9.7 milionë veta.

 

Sipas Qendrës për Luftimin e Dezinformimit (DDM), llogaria u bllokua për shkak të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Stambollit mbi një mesazh të ndarë nga z. Imamoglu në rrjetin social virtaual Iks (X) më 24 prill, i cili, mund të përbëjë krimin e nxitjes për të kryer një krim.

 

Portali EngelliWeb, i cili, monitoron faqet e internetit të bllokuara në Turqi, tha se profili i kryetarit të bashkisë u bllokua në përputhje me Nenin 8/A të Ligjit Nr. 5651, për arsye të mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe rendit publik.

 

Z. Imamoglu konsiderohet kundërshtari kryesor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ka qenë në paraburgim në burgun e Silivri, në periferi të Stambollit, për gati dy muaj.

 

Pas arrestimit të tij, ai përdori llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X), nëpërmjet avokatëve të tij, për të ndarë mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe për të mobilizuar popullsinë për të protestuar kundër ndalimit të tij.

 

Në rrjetin social virtual Iks (X), z. Imamoglu ka ndarë shpesh imazhe dhe video të demonstratave masive në favor të tij që kanë ndodhur në Stamboll, Ankara, Izmir dhe shumë qytete të tjera turke dhe që po vazhdojnë rregullisht.

 

Mbrëmë, kryebashkiaku ndau gjithashtu pamje nga një tubim jashtë Universitetit të Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page