U EKSTRADUA NGA ITALIA DAVIDE PEKORELI (PECORELLI) | INSKENOI VDEKJEN E TIJ NË PUKË DHE VAJTI TË JETONTE NË ISHULLIN E MONTEKRISTOS PËR TË MOS PAGUAR BORXHET QË KISHTE MARRË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga territori i Republikës së Italisë drejt asaj të Shqipërisë:
1- Z. Davide Pekoreli (Pecorelli).
Gjykata e Pukës ka shqiptuar ndaj tij masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Ai akzuohet për shkelje penale të parashikuara si:
1- “Mashtrimi”.
2- “Dhunimi i varreve”.
3- “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
4- “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Gjykata e Shkodrës i ka shqiptuar dënim penal me 4 vjet heqje lirie.
Ai u akuzua se inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.
Në muajin janar të vitit 2021 në një fshat të Pukës, z. Pekoreli (Pecorelli) dogji një automjet të cilin e kishte marrë qira dhe brenda tij kishte futi mbetje skeletore.
Për 9 muaj ai u konsiderua i zhdukur nga autoritetet e hetimit penal gjersa u zbulua se gjendej në ishullin e Montekristos (Montecristo).
Gjatë hetimeve ai deklaroi se e inskenoi vrasjen e tij për t’iu shmangur borxheve të shumta që kishte te palë të treta.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments