PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN PREZANTOI PLANIN 2-VJEÇAR ME OBJEKT: “PRIORITETI ËSHTË QË SHKENCA TË JETË E HAPUR DHE FALAS” | PAKETË 500 MILION € PËR TË TËRHEQUR STUDIUES NË EVROPË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 8
- 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Presidentja e Komisionit Evropian prezantoi një plan dyvjeçar me objekt: “Prioriteti është që shkenca të jetë e hapur dhe falas”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), ka njoftuar se do të paraqitet një paketë e re prej 500 milionë eurosh për periudhën 2025-2027, për ta bërë Evropën një magnet për studiuesit.
“Kjo do të ndihmojë në mbështetjen e studiuesve dhe shkencëtarëve më të shkëlqyer nga Evropa dhe nga e gjithë bota.
Ne synojmë të krijojmë një ‘super grant’ të ri 7-vjeçar brenda Këshillit Evropian të Kërkimit për të ofruar një perspektivë afatgjatë për më të mirët”, theksoi presidentja von der Leien (Leyen).
Kjo ndërhyrje vjen në një kontekst në të cilin Bashkimi Evropian synon të tërheqë shkencëtarë amerikanë të zhgënjyer nga politikat e presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ne duam që shkencëtarët, studiuesit, akademikët dhe punëtorët me aftësi të larta të zgjedhin Evropën.
Prioriteti i parë është të sigurohet që shkenca në Evropë të mbetet e hapur dhe e lirë”, tha udhëheqësja e Brukselit gjatë një fjalimi në Paris me presidentin francez Emanuel Makron.
Në prill, të dy kishin shprehur qëllimin e tyre për të ftuar shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë bota, në përgjigje të shkurtimeve të mundshme të fondeve për universitetet amerikane.
“Fatkeqësisht, roli i shkencës në botën e sotme po vihet në pikëpyetje. Investimet në kërkimin themelor, të lirë dhe të hapur po vihen në pikëpyetje. Çfarë gabimi i madh! Unë besoj se shkenca është çelësi i së ardhmes sonë këtu në Evropë. Pa të, thjesht nuk mund t'i adresojmë sfidat globale të sotme, nga shëndeti te teknologjitë e reja, nga klima te oqeanet”, tha presidentja von der Leien (Leyen).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments