PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBROJTI KËSHILLTARIN E TIJ PËR SIGURINË KOMBËTARE MAJKLL UOLLC (MICHAEL WALTZ) DUKE THËNË SE AI NXORI MËSIM NGA GABIMI I TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 25
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) po mbron këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Majkll Uollc (Michael Waltz), pasi ai ndau aksidentalisht një bisedë në Pentagon rreth planeve anti-Huthi me një gazetar, me redaktorin e entit mediatik “The Atlantic”, Xhefri (Jeffrey) Goldberg.
“Majkll Uollc (Michael Waltz) e nxuri mësimin e tij dhe ai është një njeri i mirë”, tha ai në një intervistë për transmetuesin televiziv “NBC News”, duke pretenduar se prania e gazetarit Goldberg nuk kishte ndikim në operacionin ushtarak.
Presidenti Tramp (Trump) shprehu besim në ekipin e tij të sigurisë kombëtare, duke thënë se ai nuk ishte i frustruar nga ngjarjet që çuan në artikullin e entit mediatik “The Atlantic”.
“Asnjë informacion i klasifikuar ushtarak nuk u nda”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerollain Levit (Karoline Leavitt) në rrjetin social virtual Iks (X) për bisedën e Pentagonit të ndarë gabimisht me redaktorin e entit mediatik “The Atlantic”.
Ajo shkroi se asnjë plan lufte nuk u diskutua dhe se asnjë material i klasifikuar nuk u dërgua në shkëmbimin e mesazheve.
Redaktori i entit mediatik “The Atlantic” e quajti gënjeshtër pretendimin e shefit të Pentagonit Pit Hegsëth (Pete Hegseth) se askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës në bisedën që ai ndau aksidentalisht me reporterin.
“Kjo është një gënjeshtër. Ai po dërgonte mesazhe SMS me plane lufte. Ai po dërgonte mesazhe me plane sulmi: kur objektivat do të shënjestroheshin, si do të shënjestroheshin, kush ishte në objektiva, kur do të ndodhte sekuenca e radhës e sulmeve”, tha ai për transmetuesin televiziv “CNN”.
Z. Goldberg shpjegoi se ai nuk përfshiu plane specifike në artikullin e tij, sepse ai besonte se ishte shumë i klasifikuar, shumë teknik dhe se zbulimi i informacionit për publikun mund të rrezikonte personelin ushtarak amerikan.
“Ajo që është në interes të publikut është se ata po drejtonin një plan lufte në një aplikacion mesazhesh dhe ata as nuk e dinin se kush ishte i ftuar në bisedë”, tha z. Goldberg.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments