PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KA DËRGUAR NË PARIS SEKRETARIN E SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO DHE PËRFAQËSUESIN E POSAÇËM STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) PËR KONSULTIME ME VENDET EVROPIANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 17
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka dërguar në Paris sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio dhe përfaqësuesin e Posaçëm Stiv Uitkof (Steve Witkoff) për konsultime me vendet evropiane.
Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se qëllimi i bisedimeve ishte të shkohej drejt qëllimit të presidentit Tramp (Trump) për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe ndalimin e masakrës.
“Sekretari Rubio dhe i përfaësuesi Uitkof (Witkoff) - ky i fundit pati një takim që zgjati më shumë se katër orë në Shën Petersburg më 11 prill me presidentin rus Vladimir Putin - do të priten nga presidenti francez Emanuel Makron”, thanë burimet e Pallatit Elize (Elysee).
Sekretari Rubio do të takohet edhe me homologun e tij, ministrin e Jashtëm Jean-Noel Barrot.
Burimet e Parisit theksojnë se bisedimet do të trajtojnë gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme dhe çështjen bërthamore iraniane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments