top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA: ËSHTË KOHA PËR TË MPOSHTUR MOHUESIT E KLIMËS | KONFERENCA E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR KLIMËN COP30 FILLOI NË BELEM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Rio de Zhanerio, Brazil | Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën, COP30, ka filluar në Belem, në buzë të Amazonës.


Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e hapi takimin me një sulm frontal ndaj mohuesve të klimës, të cilët, kontrollojnë algoritmet, mbjellin urrejtje dhe përhapin frikë.


Është koha t'u shkaktojmë një disfatë të re”, deklaroi ai para 50000 delegatëve. Ata vijnë nga 190 vende, por mungesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është domethënëse.


Ngrohja globale nuk është më një kërcënim për të ardhmen, por një tragjedi e së tashmes”, deklaroi Presidenti Lula, dhe trajtimi i saj kërkon një qeverisje më të fortë, me një Këshill Klimatik brenda Kombeve të Bashkuara.


Qëllimi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë është aktualisht i paarritshëm, sipas një raporti të kohëve të fundit të OKB-së, i cili, parashikon një rritje prej 2.8 gradësh deri në fund të shekullit.


Shefi i klimës i OKB-së, Simon Stiell, ka bërë thirrje për një luftë më të guximshme për të rikthyer temperaturat nën kontroll.


Marrëveshja e Parisit, beson ai, tashmë po funksionon, por nevojiten veprime më të shpejta; burimet e rinovueshme kanë tejkaluar qymyrin si burimi kryesor i energjisë dhe janë gjithashtu më të lira në 90% të botës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page