BRAZIL | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA HAPI COP30-ën DUKE DEKLARUAR SE ËSHTË KOHA PËR TË MPOSHTUR MOHUESIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rio de Zhanerio, Brazil | “Ata kontrollojnë algoritmet, mbjellin urrejtje, përhapin frikë, sulmojnë institucionet, shkencën dhe universitetet. Është koha t’u shkaktojmë një disfatë të re mohuesve”.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e bëri këtë deklaratë ndërsa hapi konferencën COP30 në Belem.
“Ecja përpara kërkon një qeverisje globale më të fortë, të aftë të sigurojë që fjalët të përkthehen në veprime.
Propozimi për të krijuar një Këshill për Klimën, të lidhur me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është një mënyrë për t'i dhënë kësaj sfide rëndësinë politike që meriton”, tha ai.
“Klima nuk është një kërcënim i ardhshëm, është një tragjedi e tashme.
COP30-ta do të jetë COP e së vërtetës. Në epokën e dezinformimit, ku obskurantistët hedhin poshtë jo vetëm provat shkencore, por edhe progresin e multilateralizmit”, tha ai.
“Për dy javët e ardhshme, Belem-i do të jetë kryeqyteti i botës.
Sjellja e COP-it në zemër të Amazonës ishte një detyrë e frikshme, por e nevojshme.
Amazona nuk është një entitet abstrakt”, tha Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në hapje të COP30-ës në Belem.
“Ata që e shohin pyllin vetëm nga lart nuk e dinë se çfarë ndodh në hijen e tij. Bioma më e larmishme në Tokë është shtëpia e mbi 50 milionë njerëzve”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments