PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA DA SILVA: MJAFT ME KRIMIN QË SHKATËRRON FAMILJET; NDRYSHIM KUSHTETUES PËR TË BASHKUAR FORCAT POLICORE KUNDËR KRIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 30, 2025
- 1 min read

Brasilia, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva komentoi në rrjetet sociale operacionin masiv policor të kryer në Rio de Zhaneiro, më i përgjakshmi në historinë e shtetit, i cili, la të paktën 138 të vdekur.
“Nuk mund ta pranojmë që krimi i organizuar vazhdon të shkatërrojë familjet, të shtypë qytetarët dhe të përhapë dhunë në qytetet tona”, shkroi Presidenti Lula, duke bërë thirrje për veprim të koordinuar midis forcave të sigurisë.
Ai theksoi nevojën për të goditur shtyllën kurrizore të trafikimit të drogës pa vënë në rrezik oficerët e policisë, fëmijët dhe familjet e pafajshme.
Presidenti Lula përsëriti gjithashtu angazhimin e tij për miratimin e të ashtuquajturit Akt të Sigurisë, një amendament kushtetues i propozuar që synon integrimin e operacioneve midis forcave policore shtetërore dhe federale.
“Me miratimin e Aktit të Sigurisë, të cilin, e kemi dërguar në Parlament, ne do të sigurohemi që forcat e ndryshme të veprojnë së bashku kundër fraksioneve kriminale”, deklaroi ai.
Projekti, i bllokuar që nga muaji prill, është rikthyer në qendër të debatit politik pas ngjarjeve në Rio de Zhanerio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments