top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INÁCIO LULA DA SILVA: OPERACIONI POLICOR NË FAVELAT E RIOS ISHTE MASAKËR DHE KATASTROFË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 hours ago
  • 1 min read
ree

Brasilia, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva e quajti operacionin policor që javën e kaluar rezultoi në mbi 130 vdekje në dy favela të Rio de Zhaneiros të kontrolluara nga Komanda (Comando) Vermelho, organizata e dytë më e fuqishme kriminale në vend, një masakër.


Nuk kishte urdhra për të vrarë, megjithatë pati një masakër”, tha Presidenti Lula në një konferencë me shtypin e huaj në Belem, duke i quajtur veprimet policore një katastrofë.


Sipas presidentit Lula, bastisja u krye nga autoritetet shtetërore duke ekzekutuar urdhër-arreste që kërkonin kapjen e dhjetëra anëtarëve të grupit, jo vdekjen e tyre.


Presidenti Lula theksoi se autoritetet federale po hetojnë se si u kryen veprimet dhe u ankua që shumë nga viktimat u varrosën pa autopsi, duke kompromentuar përcaktimin e përgjegjësisë.


Kreu i shtetit theksoi përpjekjet e qeverisë së tij për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar, jo vetëm në Brazil, por edhe në të gjithë Amerikën e Jugut dhe përsëriti nevojën për koordinim më të mirë midis forcave federale, shtetërore dhe komunale.


Presidenti Lula kujtoi gjithashtu se dega ekzekutive i kishte paraqitur Parlamentit një projektreformë kushtetuese për të përmirësuar koordinimin e forcave të sigurisë.


Ky propozim u kundërshtua nga disa guvernatorë, veçanërisht ata konservatorë, të cilët, kishin frikë nga një reduktim i autonomisë së tyre në çështjet e sigurisë publike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page