PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA: KAPJA E PRESIDENTIT NIKOLAS MADURO KËRCËNON STABILITETIN GLOBAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Në një artikull të botuar sot në entin mediatik amerikan “New York Times”, Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva deklaroi se veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dhe kapja e Nikolas (Nicolás) Maduro më 3 janar përfaqëson një tjetër kapitull të keq në erozionin e vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit shumëpalësh të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore.
Sipas udhëheqësit progresiv, kur përdorimi i forcës për të zgjidhur mosmarrëveshjet pushon së qeni përjashtim dhe bëhet rregull; paqja, siguria dhe stabiliteti global kërcënohen.
Presidenti Lula e kishte kritikuar tashmë sulmin e urdhëruar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) vetëm disa orë pas arrestimit të dikatatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Maduro, duke pretenduar se ishte një fyerje e rëndë ndaj sovranitetit të Venezuelës.
“Pa rregulla të dakordësuara kolektivisht, është e pamundur të ndërtohen shoqëri të lira, gjithëpërfshirëse dhe demokratike”, shkroi presidenti brazilian në gazetën amerikane.
Për të, veprimet e njëanshme kërcënojnë stabilitetin në mbarë botën, pengojnë tregtinë dhe investimet, rrisin fluksin e refugjatëve dhe dobësojnë më tej aftësinë e shteteve për t’u përballur me krimin e organizuar dhe sfidat e tjera transnacionale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments