top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL | PRESIDENTI MARKSIST-LENINIST LUIZ INACIO LULA DA SILVA: LUFTA NË VENEZUELË DO TË ISHTE KATASTROFË HUMANITARE; DO TË VENDOSTE NJË PRECEDENT TË RREZIKSHËM PËR HEMISFERËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Gjatë samitit të Mercosur-i në Foz do Iguaçu, presidenti marksist-leninist Luiz Inacio Lula da Silva paralajmëroi për rritje të tensioneve në Venezuelë, duke e quajtur një luftë të mundshme një katastrofë humanitare dhe një precedent të rrezikshëm për hemisferën.


Kreu i shtetit e krahasoi praninë aktuale ushtarake të një fuqie jashtë-rajonale me atë të parë dyzet vjet më parë gjatë Luftës së Ishujve Follklend (Falkland).


Paralajmërimi vjen ndërsa Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) vazhdon operacionet kundër trafikantëve të dyshuar të drogës në Karaibe, veprime që tashmë kanë rezultuar në të paktën 104 vdekje.


Në një intervistë të kohëve të fundit për entin mediatik “NBC” Presidenti Tramp (Trump) nuk e përjashtoi mundësinë e konfliktit të armatosur me Karakasin.


I përballur me atë që ai e quajti një përballje mbi kufijtë e së drejtës ndërkombëtare, Presidenti Lula ofroi ndërmjetësimin e Brazilit për të kërkuar një zgjidhje diplomatike midis Uashingtonit dhe qeverisë venezueliane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page