PRESIDENTI BEGAJ UROI PRESIDENTIN UKRAINAS ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 24, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i dërgoi sot një telegram urimi Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), akt të cilin e kreu me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
Presidenti Bajram Begaj, përcolli urimet me të mira për këtë ditë të shënuar të Ukrainës, dhe vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat, këtë vit kremtojnë 30-vjetorin e tyre, por, edhe lidhjen e sinqertë midis dy popujve, falë edhe diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë.
Në mesazhin presidencial thuhet: “Në këtë 30-vjetor, si shenjë e dëshirës dhe e vullnetit tonë për të qenë sa më pranë Ukrainës dhe për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, Shqipëria ka vendosur ta ngrejë nivelin e pranisë së saj diplomatike në Kiev.”
Presidenti Bajram Begaj ritheksoi qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e mbrojtjes së integritetit territorial, sovranitetit dhe të pavarësisë së Ukrainës, duke siguruar se do të vazhdohet të kontribuohet në Këshillin e Sigurimit, dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por, edhe nëpërmjet mbështetjes diplomatike e ushtarake, dhe kjo, sepse, vendet tona ndajnë të njejtat vlera, dhe interesa të përbashkëta euroatlantike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments