PRESIDENTI BEGAJ U TAKUA ME KREUN E OKB-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21, 2023
- 1 min read

Selia e OKB, Jorku i Ri, Amerikë | Presidenti Bajram Begaj zhvilluar një takim institucional me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Presidenca e Republikës së Shqipërisë bën me dije se në nisje të takimit, presidenti Begaj përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm, të OKB-së, për përkushtimin dhe vizionin e treguar në drejtimin e saj.
“Kreu i Shtetit nënvizoi kontributin e dhënë nga Shqipëria në dy vitet e fundit, për paqen dhe sigurinë, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sipas Presidentit Begaj, angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, është konfirmim i rolit të Shqipërisë si faktor stabiliteti jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Republikës së Shqipërisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments