PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ PRITI PRESIDENTEN SLLOVENE NATASHA PIRS (NATAŠA PIRC) MUSAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 23, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme presidenten sllovene Nataša Pirc Musar.
Për nder të saj u organizua një ceremoni zyrtare e mirëseardhjes në Presidencë.
Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesën e presidentit Begaj.
Cermonia do të pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Presidenti Begaj dhe presidentja sllovene, Musar do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika turistike.









___.png)


































