POLONI | PRESIDENTIT KAROL NAUROKI (NAWROCKI) I HOQI URDHRIN E NDERIT “SHQIPONJA E BARDHË” PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read
Varshavë, Poloni | Presidenti polak ka vendosur t’i heqë homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski nderin më të lartë të vendit, pasi ky i fundit provokoi zemërim në Varshavë duke riemëruar një njësi ushtarake sipas Ushtrisë Revolucionare Ukrainase (UPA) - organizatës nacionaliste të përfshirë në masakrat e polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vendimi i Presidentit Karol Nauroki (Nawrocki) ka të ngjarë të shkaktojë një krizë serioze diplomatike midis dy vendeve fqinje, vetëm disa ditë para një konference mbi rindërtimin e Ukrainës që do të mbahet në Gdansk.
“Në dritën e pëlqimit të presidentit Volodimir Zelenski për të emëruar një nga njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës “Heronj të UPA-së (...), kam vendosur të revokoj Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë nga presidenti i Ukrainës”, tha presidenti Karol Nauroki (Nawrocki).
Ministri i Jashtëm ukrainas Andri (Andriy) Sibikha u përgjigj se vendimi i Polonisë për t'i hequr çmimin ishte gabim.
“Vendimi për t'i hequr presidentit të Ukrainës Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë është një gabim strategjik i presidentit të Polonisë që i sjell dobi vetëm Moskës”, shkroi ai në rrjetin social virtual “Facebook”.
“Na vjen keq që në vend që të kërkonte zgjidhje, pala polake vendosi ta përshkallëzonte këtë konflikt në një nivel të papranueshëm. Asnjë president i një vendi tjetër nuk do të diktojë historinë tonë”, shtoi ai.
Disa ukrainas e konsiderojnë UPA-në dhe anëtarët e saj si heronj për rezistencën e tyre kundër Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, dhe si simbole të luftës së Kievit për pavarësi nga Moska.
Megjithatë, UPA ishte gjithashtu e përfshirë në masakrat e Volhnian-it, një seri vrasjesh nga viti 1943 deri në vitin 1945, në të cilat Polonia vlerëson se rreth 100 mijë polakë u vranë nga nacionalistët ukrainas.
Mijëra ukrainas vdiqën gjithashtu në vrasje hakmarrëse.
Në muajin prill të vitit 2023, dhënia e këtij nderi presidentit Zelenski nga presidenti i atëhershëm i Polonisë, Andrzej Duda, u pa si shprehja më e lartë e solidaritetit midis dy vendeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments