top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLONI | FORCA AJRORE U PAJIS ME TRE AVIONËT E PARË LUFTARAKË F-35A; NË TOTAL DO TË MARRI 32 NJËSI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 46 minutes ago
  • 1 min read

Varshavë, Poloni | Avionët e parë luftarakë Lockheed Martin F-35A Lightning II për Forcën Ajrore Polake (Siły Powietrzne) kanë mbërritur duke zbarkuar në Bazën e 32-të Taktike Ajrore (32. BLT) në Lask, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Uuxhit (Łódź), në Poloninë qendrore.


Tre F-35A (numrat serialë 3509, 3510 dhe 3511) u shoqëruan nga dy Lockheed Martin F-16C Block 52 nga Krahu i 2-të Taktik i Luftëtarëve, i stacionuar në Lask.


Në ceremoninë e mbërritjes morën pjesë Zv/Kryeministri dhe Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë Vlladisuav Kosiniak-Kamish (Władysław Kosiniak-Kamysz), si dhe zyrtarë të lartë dhe udhëheqja ushtarake e vendit.


F-35A-ës i është dhënë emërtimi “Husarz” (Hussar) në Forcat Ajrore Polake, në lidhje me njësitë historike të kalorësisë elitare.

 

Polonia vendosi të blinte avionët luftarakë në vitin 2018, ndërsa nënshkroi një marrëveshje për 32 avionë në vitin 2020.


Dorëzimi i parë u bë në vitin 2024 në ShBA-ës për trajnimin e pilotëve.


Pjesa tjetër e flotës pritet të dorëzohet deri në vitin 2030, me një program total prej 4.6 miliardë $ që përfshin mbështetje, pjesë këmbimi, trajnim dhe pajisje tokësore.


Marrëveshja parashikon gjithashtu trajnim të gjerë të pilotëve dhe teknikëve, si dhe përdorimin e simulatorëve dhe qendrave të trajnimit si në ShBA-ës ashtu edhe në Poloni.


Vërehet se disa vende evropiane tashmë kanë F-35 ose e kanë zgjedhur këtë avion të veçantë, përfshirë Greqinë, e cila pritet të mirëpresë avionin e parë të gjeneratës së 5-të në vitin 2028.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page