POLONI | AGJENTURA E ISH-KGB-së VRAU ME ARMË ZJARRI DISIDENTIN RUS ROBERT KUZOVKOV I NJOHUR ME EMRIN E ARTIT SI SEMION SKREPETSKI (SEMYON SKREPETSKY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17
- 2 min read

Varshavë, Poloni | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Disidenti rus Robert Kuzovkov, me moshë 44 vjeç, i njohur me emrin e artit Semion Skrepetski (Semyon Skrepetsky) u vra me armë zjarri në Poloni.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se vrasja e tij u krye nga celulat e agjenturës së ish-KGB-së që veprojnë në Poloni.
Një ekzekutim i synuar, në mes të ditës, i orkestruar përtej kufijve të Rusisë për të heshtur një zë disident; hija e vrasjes politike përshkon Evropën.
Ai ishte veprimtar dhe karikaturist; u vra në Biała Podlaska, jo shumë larg kufirit bjellorus.
Ai ishte figurë e njohur ndërkombëtarisht.
Disa javë më parë, në Venecia, ai iu bashkua lëvizjeve protestuese kundër rihapjes së pavijonit rus në Bienale.
Sipas hetimeve fillestare, artisti u kap nga një person i armatosur i paidentifikuar, i cili qëlloi me tre plumba drejt tij.
Kur ai u rrëzua përtokë, sulmuesi iu afrua për t'i dhënë goditjen përfundimtare, duke e qëlluar edhe dy herë nga afër.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Adam Szłapka, konfirmoi seriozitetin e rastit, duke zbuluar se shteti i kishte ofruar mbrojtje artistit, të cilën ai e refuzoi.
Menjëherë pas sulmit, familja e viktimës u vu nën mbrojtje maksimale në një shtëpi të sigurt.
Zëdhënësi i prokurorit të Lublinit, Marçin (Marcin) Kozak, njoftoi arrestimin e dy shtetasve bjellorusë.
Të dy burrat mbeten në dispozicion të hetuesve, megjithëse ende nuk janë ngritur akuza zyrtare.
Autori i krimit thuhet se është ende në arrati.
Deklaratat që vijnë nga Varshava zbulojnë shqetësim të thellë për atë që ndodhi.
“Nëse natyra politike e këtij krimi konfirmohet, do të përballemi me një manifestim të ri të përshkallëzimit të veprimeve të Rusisë përtej kufijve të saj”, shkroi kreu i Zyrës së Sigurisë Kombëtare Polake Bartosh (Bartosz) Grodecki, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Pasi u largua nga Rusia në vitin 2021 për t'i shpëtuar persekutimit politik, ai gjeti strehim në Poloni.
I njohur për përshkrimet e tij të figurave si Putini, Kadirovi dhe Stalini, vepra e tij më provokuese ripërpunoi ikonografinë ortodokse, duke përshkruar Stalinin duke përkëdhelur një Putin të mbështjellë me pelena.
Ndër të parat që e publikuan incidentin ishte nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Piçierno (Picierno), e cila shprehu ngushëllimet e saj në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke e quajtur vrasjen lajm të tmerrshëm.
“Fenomeni i sulmeve jashtëterritoriale kundër disidentëve të regjimeve autoritare përfaqëson një kërcënim konkret për sigurinë evropiane”, tha nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Piçierno (Picierno), duke bërë thirrje për krijimin e një rrjeti evropian për mbrojtjen e kundërshtarëve politikë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments