top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLITIKANI BRITANIK I DJATHTË NAIXHLL FARAZH (NIGEL FARAGE) U THA LIGJVËNËSVE AMERIKANË NË KONGRES SE BRITANIA E MADHE ËSHTË SI KOREJA E VERIUT PËR SA I PËRKET LIRISË SË FJALËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 4
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Në një paraqitje para Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të udhëhequr nga republikanët, Naixhll Farazh (Nigel Farage) u tha ligjvënësve amerikanë se Britania është si Koreja e Veriut për sa i përket lirisë së fjalës, duke kritikuar ashpër të dhënat e qeverisë së Londrës.


Udhëheqësi i partisë pro-britanike Reform UK, partia populiste e krahut të djathtë e cila po kryeson sondazhet pavarësisht se ka vetëm katër deputetë, përmendi arrestimin e dramaturgut irlandez Graham Linehan si një shembull të kërcënimit të madh që Mbretëria e Bashkuar paraqet për lirinë e shprehjes.


Policia britanike arrestoi z. Linehan të hënën në Aeroportin Hithrou (Heathrow) të Londrës në lidhje me postimet e tij në mediat sociale virtuale në lidhje me personat transgjinorë.


Ai dyshohej për nxitje të dhunës sipas Aktit të Rendit Publik.


Kjo mund t'i ndodhë çdo amerikani, burrë apo grua, që udhëton për në Hithrou (Heathrow) dhe ka thënë gjëra në internet që qeverisë dhe policisë britanike nuk i pëlqejnë”, i tha z. Farazh (Farage) Kongresit amerikan.


Në cilën pikë jemi bërë Koreja e Veriut”, i tha ai komitetit.


Epo, mendoj se dramaturgu irlandez e zbuloi dy ditë më parë në Aeroportin Hithrou (Heathrow)”, shtoi ai.


Z. Farazh (Farage) ishte ftuar të fliste para komitetit në lidhje me kërcënimin e Evropës për lirinë e fjalës dhe inovacionin amerikan ndërsa republikanët intensifikojnë kritikat e tyre ndaj politikave të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar që synojnë shtrëngimin e rregullimit të teknologjisë, përfshirë Aktin e Sigurisë Online të Mbretërisë së Bashkuar.


Kryetari i Komitetit Gjyqësor, Xhim Xhordan (Jim Jordan), një aleat i fortë i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), tha se ishte i shqetësuar për sulmet ndaj lirisë së shprehjes në Evropë, censurën, arrestimet për postime fyese dhe kufizimet që ligjet e Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar po të vendosnin mbi të drejtën e amerikanëve për lirinë e fjalës sipas Amendamentit të Parë.


Kryeminsitri Starmër (Starmer) e quajti z. Farazh (Farage) jopatriotik për shkak se fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të folur keq dhe për të nënçmuar vendin.


Ai shkoi atje për të ushtruar presion mbi popullin amerikan që të vendoste sanksione ndaj këtij vendi, të cilat, do të dëmtonin njerëzit që punojnë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page