POLICIA E KOSOVËS SHOQËROI 20 MURGJ TË MANASTIRIT TË BANJSKËS | BASHKËPUNUAN ME TERRORISTËT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 25, 2023
- 1 min read

Prishtinë, Kosovë | Policia e Republikës së Kosovës ka vijuar gjatë natës operacionin për gjetjen dhe kapjen e anëtarëve të grupit terrorist. Por jo vetëm, ajo ka shoqëruar në stacionet policore edhe 20 murgj të manastirit të Banjskës, të cilët, dyshohet se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupit terrorist, për t’i vënë zjarrin veriut të Kosovës. Bashkëpunimi kriminal i tyre ka qenë i përqendruar tek fakti se e këthyen manastirin e Banjskës në një vend magazinimi të armatimeve dhe të municioneve që u përdorën prej grupit terrorist, për të vrarë punonjësin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për të plagosur dy të tjerë, dhe njëkohësisht për të luftuar 12 orë kundër Policisë së Kosovës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments