POLICIA DHE GJYQËSORI I SERBISË TERRORRIZOJNË FAMILJEN SHQIPTARE NGA GOSTIVARI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25, 2023
- 1 min read

Beograd, Serbi | Në Serbi, një shqiptare nga Maqedonia e Veriut u mbajt në paraburgim, dhe u detyrua të paguante një gjobë financiare, vetëm se djali i saj, 9 vjeçar, kishte një bluze me sibmolin kombëtar shqiptar, me shqiponjën e flamurit kuq e zi.
Kjo ngjarje kaq kriminale u denoncua nga Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, por jo vetëm, denoncim ka bërë edhe gazeta KOHA, në Maqedoninë e Veriut.
Afër Beogradit, një patrullë e policisë së Serbisë, ka ndaluar veturën e shqiptarit nga Gostivari, dhe e kanë shoqëruar në stacion të policisë, vetëm sepse djali i tyre i mitur, kishte veshur një bluzë me shqiponjë.
Për afërsisht 24 orë, policia serbe mbajti peng familjen shqiptare, ndërsa para gjykatës nxorri nënën e djalit, me shkronjat nistore të gjeneraliteteve S.B, e cila, u dënua me 30000 dinarë, si dhe është shpallur “person non grata” deri në vitin 2031.
Zonja në fjalë, nuk është lënë e lirë pa paguar gjobën me pare kesh, dhe pa firmosur vendimin gjyqësor, me të cilën asaj i ndalohej hyrja në territorin serb, për 7 vitet e ardhshme.
Rasti i familjes shqiptare nga Gostivari nuk është rast i vetëm kur shqiptarët terrorizohen nga policia serbe.
Përveç ryshfetit, në shumë raste, shqiptarët që kalojnë edhe tranzit nëpërmjet Serbisë, po keqtrajtohen dhe madje po futen në burgje vetëm se janë shqiptarë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments