top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POGRADEC | ROMEO MEMETALI DHE RONALDO MEHMETI U ARRESTUAN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 minutes ago
2 min read

Pogradec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Romeo Memetali, me moshë 26 vjeç.

2- Z. Ronaldo Mehmeti, me moshë 26 vjeç.


Njoftim | Pogradec.


Finalizohet operacioni policor “Qarku”.


Kryenin vjedhje në biznese të ndryshme në Pogradec dhe Korçë, si dhe në automjete, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.


Shpallet në kërkim bashkëpunëtori.


Sekuestrohen sendet e dyshuara të vjedhura.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan punën, koordinuan veprimet dhe, në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, bënë të mundur zbardhjen e 6 vjedhjeve.


Në kuadër të operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Drenovë, dhe R. M., 26 vjeç, banues në Korçë.


Gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura, së bashku me një shumë parash dhe një automjet me të cilin këta shtetas lëviznin.


Gjithashtu, u identifikua bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.


Gjatë hetimeve rezultoi se këta shtetas dyshohet se janë autorë të vjedhjeve në 5 biznese dhe të disa sendeve në një automjet, vjedhje këto të ndodhura në Pogradec dhe Korçë.


Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page