PKK MORINË; KUKËS | U ARRESTUAN DY PRISHTINALINJ; MUHAMET PIRA DHE HALIT ASLLANI; BMW E VJEDHUR NË REPUBLIKËN FEDERALE TË GJERMANISË + ARMË ZJARRI (KOBURE) + MUNICION LUFTARAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Muhamet Pira, me moshë 38 vjeç, banues në Prishtinë.
2- Z. Halit Asllani, me moshë 34 vjeç, banues në Prishtinë.
Njoftim | PKK Morinë.
Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike.
Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të fshehur në një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Kosova.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, identifikohet dhe kapet shtetasi nga Kosova, që kishte porositur trafikimin e armës dhe automjetit.
Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë) me municion luftarak, automjeti tip “BMW”, si dhe automjeti bashkë me rimorkio me të cilin transportohej automjeti tip “BMW”.
Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë finalizuan operacionin e koduar “JAD 1”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit M. P., 38 vjeç dhe H. A., 34 vjeç, të dy banues në Prishtinë.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi M. P. që drejtonte një automjet tip “Tuareg”, në të cilin kishte rimorkuar një automjet tip “BMW” që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin tip “BMW”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë).
Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera për këtë rast, është mundësuar identifikimi dhe arrestimi i shtetasit për llogari të të cilit ishin kryer këto veprimtari kriminale, H. A..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments