top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KRENZË; KUKËS | DËFRIM HAZIRAJ (ME DETYRË INSPEKTOR I IKMT-së) U ARRESTUA; KANOSI ME VDEKJE DREJTORIN E IKMT-së BESART TOTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Fshati Krenzë, Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dëfrim Haziraj, me detyrë inspektor i IKMT-së në Kukës.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në kanosje ndaj:

1- Z. Besart Tota, me detyrë drejtues i IKMT-së.


Njoftim | Kukës.


Kanosi Drejtorin Rajonal të IKMT-së Kukës, për shkak të një aktkonstatimi, vihet në pranga inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës.


Procedohet penalisht edhe shtetasi që kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë (kushëri i të arrestuarit).


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës.


Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të drejtuesit të Drejtorisë Rajonale të IKMT-së, Kukës, shtetasit B. T., se është kanosur për shkak të detyrës nga shtetasi D. H., në lidhje me një aktkonstatimi për gërmimin e tokës në fshatin Krenzë, nga shtetasi M. L. (djali i xhaxhait të të arrestuarit).


Në vijim të veprimeve, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, i cili kishte kryer gërmimin e dheut në zonën e fshatit Krenzë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page