PERU | PRESIDENTI I RI I PËRKOHSHËM - I MAJTI JOSE MARIA BALKAZAR (BALCÁZAR) - EMËROI KRYEMINISTRE TË DJATHTË; E MAJTA MBETI ME GISHT NË GOJË!
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Limë, Peru | Presidenti i ri i përkohshëm i Perusë, i majti Jose Maria Balkazar (Balcázar), i habiti të gjithë duke emëruar ekonomisten Denisse Miralles për të udhëhequr një kabinet të krahut të djathtë.
Vendimi shkaktoi një trazirë të papritur politike, pasi deri pak orë më parë pozicioni ishte marrë si i mirëqenë nga ish-kandidati presidencial Hernando de Soto.
Ky i fundit madje kishte pohuar botërisht marrjen e tij të afërt të detyrës.
Qeveria e justifikoi ndryshimin e papritur të drejtimit duke shpjeguar se, megjithëse De Soto kishte paraqitur një plan qeveritar të vlefshëm dhe ambicioz, në fund të fundit nuk ishte e mundur të arrihej konsensusi i nevojshëm për ta zbatuar atë për shkak të natyrës së shkurtër dhe kalimtare të mandatit të dhënë kushtetutshëm.
Znj. Miralles, me moshë 49 vjeçe, ish-Ministre e Ekonomisë nën drejtimin e ish-Presidentit Jose Jerin i rrëzuar, u betua në Pallatin Qeveritar në Limë.
Së bashku me të, u konfirmuan gjashtë ministra nga qeveria e mëparshme, përfshirë Ministrin e Jashtëm Hugo de Zela.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments