PERU | PRESIDENTI I PËRKOHSHËM I PERUSË JOZE JERI ORE U VENDOS NË KRYE TË NJË OPERACIONI POLICOR ME 900 POLICË KUNDËR AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER QË VEPRON NË KRYEQYTETIN LIMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 28, 2025
- 2 min read

Limë, Peru | Presidenti i përkohshëm i Perusë, Joze Jeri Ore (José Jerí Oré), mori pjesë në një operacion të madh policor në lagjen Pavarsia (Independencia), të Limës, si pjesë e një gjendjeje të jashtëzakonshme të shpallur për të luftuar Agjenturën e Krimit Ordiner.
Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), kreu i shtetit mbikëqyri vendosjen e mbi 900 punonjësve të policisë të angazhuar në operacionet e kontrollit territorial, të cilat, përfshinin njësi të specializuara policore.
Disa orë më vonë, duke folur në një ceremoni zyrtare, Presidenti Jeri (Jerí) premtoi se qeveria e tij do të mposhtë krimin dhe do të rivendosë qetësinë në vend.
“Ne kemi detyrën ta kthejmë Perunë në rrugën e paqes dhe nuk do të tërhiqemi”, deklaroi ai, duke premtuar një qëndrim të vendosur kundër krimit, pavarësisht kostos.
Në këtë kontekst, presidenti njoftoi masa të reja për të forcuar sigurinë publike, duke u përqendruar në pajisje, teknologji dhe mbështetje të plotë institucionale për zbatimin e ligjit, me qëllim sigurimin e një viti 2026 më të sigurt.
Gjatë ceremonisë, u formalizua pranimi në detyrë i 473 oficerëve të rinj, të caktuar në hetime penale, rendin publik dhe njësitë e policisë me kuaj.
Qeveria kalimtare e udhëhequr nga Presidenti Jeri (Jerí) mori detyrën më 10 tetor, pas rrëzimit të ish-presidentes Dina Boluarte, dhe e ka përcaktuar luftën kundër pasigurisë si një nga prioritetet e saj, së bashku me rimëkëmbjen ekonomike dhe përgatitjen për zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në muajin prill.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments