SHAMANËT PERUANË PARASHIKUAN SE DIKTATORI ÇAVISTO-KOMUNIST I VENEZUELËS NIKOLAS MADURO DO TË BJERË NGA PUSHTETI NË VITIN 2026; GJITHASHTU PARASHIKUAN FUND SHUMË TË KEQ PËR KRYEMINISTRIN EDI RAMA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 30, 2025
- 1 min read

Limë, Peru | Shamanët dhe shamaneshat peruane parashikojnë rënien e diktatorit çavisto-komunist të Venezuelës Nikolas (Nicolás) Maduro dhe vazhdimin e konflikteve të mëdha ndërkombëtare në vitin 2026.
Profecitë i shpallën në Limë, gjatë ritualit tradicional të fundvitit, i cili, siç është zakon, bashkon udhëheqësit shpirtërorë të Andeve në kodrën e shenjtë të Shën Kristobalit (San Cristóbal), me pamje nga kryeqyteti peruan.
Të veshur me ponço dhe mbulesa koke tradicionale, para fotografëve, shamanët kryen një ceremoni kushtuar të ardhmes politike dhe sociale të botës, duke profetizuar parashikime rreth udhëheqësve globalë dhe skenarëve të krizave.
“Ne i kemi kërkuar Maduros të largohet nga pushteti, të japë dorëheqjen dhe, sipas vizionit tonë, kjo do të ndodhë vitin tjetër”, tha shamania Ana Maria Simeon.
Sipas kolektivit, konflikte si lufta në Ukrainë do të vazhdojnë në vitin 2026 dhe nuk ka zgjidhje të shpejtë për tensionet në Lindjen e Mesme.
Gjatë ritualit, të shoqëruar me valle, instrumente stërgjyshore, lule të verdha, gjethe koke (nga e cila prodhohet kokaina) dhe temjan, shamanët bënë thirrje për paqe dhe vendime të përgjegjshme qeveritare.
Në vitin 2023, shamanët parashikuan vdekjen e ish-Presidentit peruan Alberto Fuxhimori (Fujimori) brenda një viti, dhe përtej politikës, ritualet aktuale kanë përfshirë edhe oguret e tërmeteve dhe ngjarjeve ekstreme të motit në vitin 2026.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments