top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU | DY TRENA U PËRPLASËN KOKË MË KOKË NË MAÇU-PIÇU; 1 I VDEKUR + TË PAKËN 30 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Maçu-Piçu, Peru | Një përplasje ballore midis dy trenave turistikë që shkonin në Maçu-Piçu (Machu Picchu) ka vrarë një person dhe ka plagosur të paktën 30 të tjerë në Perunë jugore.


Aksidenti hekurudhor ndodhi në orët e para të pasdites në sektorin Pampakaçua (Pampacachua), rreth 30 minuta nga Ollantaitambo dhe dy orë nga Kuzko (Cuzco), përgjatë një prej rrugëve më të frekuentuara nga vizitorët peruanë dhe të huaj.

 

Lajmi u raportua nga mediat kryesore peruane, të cilat, specifikuan se trenat e përfshirë i përkisnin kompanive PerúRail dhe Inca Rail.


Z. Roberto Kardenas Loaiza (Cardenas Loayza), një makinist treni 61-vjeçar, humbi jetën.


Të plagosurit u transportuan në spitale dhe klinika të ndryshme në kryeqytetin rajonal, Kusko (Cusco).


Sipas policisë, dhjetëra pasagjerë ishin në trena, përfshirë shumë turistë të huaj, kombësitë e të cilëve nuk janë bërë të ditura.


Disa ambulanca dhe ekipe shpëtimi iu përgjigjën vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.


Autoritetet kanë aktivizuar protokollet e emergjencës dhe kanë filluar kontaktin me ambasadat e vendeve të prekura, ndërsa Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka njoftuar hapjen e një hetimi.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page