PERU | DY JAVË PAS VOTIMIT ENDE PA PRESIDENT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Limë, Peru | Situata politike në Peru mbetet e pasigurt dy javë pas balotazhit presidencial.
Kandidatja e krahut të djathtë Keiko Fuxhimori (Fujimori), e cila me 99.6% të votave të numëruara ka një epërsi të ngushtë ndaj kandidatit të krahut të majtë Roberto Sançez (Sánchez), ka deklaruar se do të jetë në gjendje të shpallë fitoren brenda ditësh, ndërsa rivali i saj ka njoftuar se do të kërkojë anulimin e votave të hedhura jashtë vendit.
“Tani mund ta themi, dhe me vetëm pak ditë që kanë mbetur, po, ia dolëm”, tha vajza dhe trashëgimtarja politike e ish-presidentit Alberto Fuxhimori (Fujimori), i cili ushtro detyrën gjatë viteve 1990-2000, gjatë një festimi me mbështetësit e saj në Limën jugore.
Udhëheqësja e partisë “Forca Popullore” (Fuerza Popular) aktualisht ka 50.11% të votave të vlefshme, krahasuar me 49.88% të Sánchez, një diferencë prej pak më shumë se 41 mijë votash.
Ndërkohë, në një konferencë për shtyp me korrespondentët e huaj, rival ii saj Sançez (Sánchez) njoftoi se do të kërkojë anulimin e të gjitha mbi 300 mijë votave të hedhura jashtë vendit për shkak të parregullsive të dyshuara.
Nëse do të vërtetohej se ai kishte të drejtë, përqindjet do të përmbyseshin, duke i dhënë atij 50.11% të votave të vlefshme, rreth 40 mijë më shumë se 49.88% e kandidates Fuxhimori (Fujimori).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments