PERU | KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI) U SHPALL PRESIDENTE; NUMËRIMI I VOTAVE PËRFUNDOI PAS 22 DITËSH; OPOZITA E MAJTË NË TENSION TË LARTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read
Limë, Peru | Zyra Kombëtare për Proceset Zgjedhore (ONPE) përfundoi numërimin e 100% të fletëvotimeve në zgjedhjet e balotazhit, duke konfirmuar fitoren e kandidates Keiko Fuxhimori (Fujimori), me moshë 51 vjeçe.
Tashmë ajo është presidentja e re e Perusë (pas 22 ditësh garë të tensionuar dhe të ngushtë).
Ajo është udhëheqëse e forcës politike “Fuerza Popular”.
Ajo është vajza e ish-presidentit Alberto Fuxhimori (Fujimori); ajo do të marrë kredencialet e saj më 15 korrik; do të marrë presidencën më 28 korrik.
Autoritetet zgjedhore hodhën poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga opozita.
Kandidati kryesor rival Roberto Sançez (Sánchez) humbi garën presidenciale me më pak se 50 mijë vota.
Ajo udhëheq një lëvizje të djathtë e cila quhet Fuxhimorismo.
Ideologjia e saj politike dhe e partisë së saj, Fuerza Popular, bazohet në këto shtylla:
1- Konservatore në shoqëri: Kundërshton abortin dhe martesat mes gjinisë së njëjtë.
2- Kapitaliste në ekonomi: Mbështet tregun e lirë, investimet e huaja dhe biznesin e privatizuar.
3- Dora e hekurit në siguri: Premton luftë të ashpër ndaj krimit duke ndërtuar burgje të sigurisë së lartë.
4- Populiste e djathtë: Kërkon mbështetjen e masave përmes premtimeve për rend, ligj dhe stabilitet ekonomik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments