top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PEJË: VAJZA E GJYLJETA LAJQIT (UKELLAËS) KA UDHËHEQUR SOT MARSHIN PROTESTUES KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 17, 2024
  • 1 min read
ree

Pejë, Kosovë | Vajza e znj. Gjyljeta Ukella (që u vra dje nga bashkëshorti i saj, z. Edmond Lajqi) ka udhëhequr sot marshin protestues në Pejë, kundër dhunës ndaj grave.

 

Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar për sot një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

 

Marshi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

 

Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm”, thonë organizatorët.

 

Marshimit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot të jetë ditë zie në Republikën e Kosovës.

 

Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre.

 

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page