PARAGUAI DO TË PRESË GRUPIN E PARË TË EMIGRANTËVE NGA VENDET E TRETA TË DËBUAR NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Asuncion, Paraguai | “Paraguai do të presë nesër grupin e parë prej 25 migrantësh nga vendet e treta, të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara sipas një marrëveshjeje bashkëpunimi për migracionin të nënshkruar midis Uashingtonit dhe Asuncionit”.
E thënë kjo sipas Presidentit të Komisionit Kombëtar për Personat pa Shtetësi dhe Refugjatët (CONARE) Karlos (Carlos) Vera.
“Paraguai, në ushtrimin e sovranitetit të tij, ruan të drejtën për të pranuar ose refuzuar çdo rast në çdo kohë, pas shqyrtimit të informacionit përkatës”, tha eksperti në një konferencë për shtyp.
Presidenti Vera theksoi se ky proces po zhvillohet me respekt të rreptë për të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe sigurinë, duke riafirmuar angazhimin e Paraguait për bashkëpunim ndërkombëtar.
Nga ana e tij, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Paraguai, Rabrt Alltër (Robert Alter) vuri në dukje se Paraguai është një nga aleatët më të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në Amerikën Latine, por në mbarë botën.
“Dhe ky bashkëpunim në fushën e migracionit është një element tjetër i aleancës strategjike që kemi ndërtuar kohët e fundit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments