PARAGUAI DHE IZRAELI NËNSHKRUAN MEMORANDUM PËR MBROJTJE MES TYRE | MINISTRI I JASHTËM IZRAELIT GIDEON SA'AR U TAKUA ME PRESIDENTIN SANTIAGO PENA (PEÑA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Asuncion, Paraguai | Qeveritë e Paraguait dhe Izraelit kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi mbi çështjet e mbrojtjes me qëllim bashkëpunimin në fushat strategjike.
Kjo, sipas një deklarate nga qeveria e Asuncionit, në lidhje me vizitën e Ministrit të Jashtëm Izraelit Gideon Sa'ar.
“Kjo vizitë riafirmon vrullin e shkëlqyer të marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Presidenti Santiago Pena (Peña), pas takimit me përfaqësuesin e Tel Avivit.
Presidenti Pena (Peña) përsëriti dëshirën e qeverisë së tij për të zhvendosur ambasadën paraguaiane në Izrael në Jerusalem, një iniciativë që u mirëprit nga Ministri Sa'ar, së bashku me vendimin e fundit të Asuncionit për të listuar Hamasin, Hezbollahun dhe Gardën Revolucionare Iraniane midis organizatave terroriste.
Paraguai, dhe në veçanti zona e ashtuquajtur “Kufiri i Trefishtë” me Argjentinën dhe Brazilin, historikisht është konsideruar si një bazë operacionesh për Hezbollahun.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Ministri Sa'ar komentoi vrasjen e udhëheqësit të organizatës shiite, Ali Tabatabai, në Liban.
“Bota është një vend më i mirë pa Tabatabai (...) ai ishte një vrasës masiv, ai udhëhoqi sulme kundër Izraelit dhe shënjestroi ushtrinë terroriste të Hezbollahut”, tha ai.
Ministri Sa'ar pritet në Buenos Aires nesër për një takim me presidentin argjentinas Javier Milei, i cili, e ka shpallur veten aleat të pakushtëzuar të Izraelit në rajon.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments