top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARAGUAI DHE SHBA-ës ARRITËN MARRËVESHJE MBI MINERALET KRITIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Asuncion, Paraguaji | Paraguai i është bashkuar iniciativës së udhëhequr nga ShBA-ës për të forcuar zinxhirin e furnizimit me minerale kritike, të cilat, konsiderohen strategjike për teknologjitë e pastra dhe tranzicionin energjetik.


Marrëveshja u formalizua në Uashington me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi gjatë Takimit Ministror mbi Mineralet Kritike, ku mori pjesë Ministri i Jashtëm i Paraguait, Ruben Ramirez.


Marrëveshja u raportua nga mediat kryesore paraguaiane.


Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme në Asuncion, marrëveshja i angazhon Paraguain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të forcojnë bashkëpunimin për të siguruar furnizime të sigurta me minerale thelbësore për prodhimin e teknologjive të përparuara dhe sektorët e mbrojtjes, duke forcuar gjithashtu bazat e tyre përkatëse industriale.


Iniciativa është pjesë e strategjisë së ShBA-ës për të zvogëluar varësinë botërore nga Republika Popullore e Kinës në metale të rralla dhe lëndë të para strategjike.


Marrëveshje të ngjashme me Uashingtonin janë nënshkruar ditët e fundit nga Argjentina, Ekuadori dhe Peruja, si pjesë e një kuadri më të gjerë të bashkëpunimit rajonal mbi zhvillimin industrial, financimin dhe sigurinë e zinxhirëve strategjikë të furnizimit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page