top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARAGUAI E CILËSOI PASDARANIN ORGANIZATË TERRORISTE | KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE TË IRANIT ANËTARËT E TË CILIT QUHEN PASDARAN OSE GARDA REVOLUCIONARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 25
  • 1 min read
ree

Asunción, Paraguaji | Paraguaji shtoi sot Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, anëtarët e të cilit quhen Pasdaran ose Garda Revolucionare, në listën e tij të organizatave që i konsideron terroriste.

 

Ne e kemi cilësuar Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste… për shkeljet e tyre sistematike të paqes, të drejtave të njeriut dhe sigurisë së komunitetit ndërkombëtar”, njoftoi presidenti i vendit të Amerikës së Jugut, Santiago Pena (Peña) në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X), duke shtuar se Paraguai rikonfirmon angazhimin e tij për luftën globale kundër terrorizmit.

 

Një deklaratë nga qeveria paraguajane, e cila, kohët e fundit e kishte cilësuar Hamasin dhe Hezbollahun si grupe terroriste.

 

Në një deklaratë zyrtare, Uashingtoni theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerë si Paraguai për të adresuar kërcënimet ndaj sigurisë globale, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të mbajnë përgjegjës regjimin iranian dhe të parandalojnë agjentët, rekrutuesit, financuesit dhe përfaqësuesit e tij që të veprojnë në territoret e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page