PAPA RINOVOI APELIN PAQE NË UKRAINË DHE NË TOKËN E SHENJTË POR EDHE PËR NË KONGO KU PO VRITEN TË KRISHTERË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Të mos ndalemi së luturi për paqe në Ukrainën e torturuar, në Tokën e Shenjtë, në Sudan, në Mianmar dhe kudo ku ka vuajtje nga lufta”, tha Papa Françesku, duke rinovuar thirrjen e tij për paqe në Engjëlloren e sotme.
Papa Françesku më pas i drejtoi një mendim të veçantë Republikës Demokratike të Kongos: “Vazhdojnë të vijnë lajme të dhimbshme për përplasjet dhe masakrat në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos.
I drejtoj apelin tim - tha Papa - autoriteteve kombëtare dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur jetën e civilëve atje.”
Pastaj Papa Françesku nënvizoi se në RDK midis viktimave janë shumë të krishterë të vrarë, dhe se ata janë dëshmorë.
Sakrifica e tyre është një farë që mbin dhe jep fryt dhe na mëson të japim dëshmi për Ungjillin me guxim dhe koherencë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments