VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: DËNIMI ME VDEKJE ËSHTË I PAPRANUESHËM; E MIRA E PËRBASHKËT MUND TË MBROHET PA IU DREJTUAR DËNIMIT ME VDEKJE.

Vatikan | “Dënimi me vdekje është i papranueshëm sepse sulmon paprekshmërinë dhe dinjitetin e personit.
E mira e përbashkët mund të mbrohet dhe kërkesat e drejtësisë mund të mbrohen pa iu drejtuar dënimit me vdekje.
Janë zhvilluar sisteme efektive paraburgimi që mbrojnë qytetarët, por, në të njëjtën kohë, nuk i privojnë plotësisht personat fajtorë nga mundësia e shpengimit”.
Kështu kumtoi Papa Leo XIV-të në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke shtuar hashtagun #NoDeathPenalty në mesazhin e tij, sot, Dita Botërore kundër Dënimit me Vdekje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments