PAPA LEO XIV-të: NGJARJE TË TMERRSHME PO NDODHIN NË GAZË POR NUK DO TË KOMENTOJ PËR GJENOCIDIN; DOKTRINA E KISHËS MBI SEKSUALITETIN DHE MBI MARTESËN NUK NDRYSHON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 20
- 2 min read

Vatikan | Fjala gjenocid po përdoret gjithnjë e më shpesh.
Zyrtarisht, Selia e Shenjtë nuk beson se mund të bëhet ndonjë deklaratë për këtë çështje në këtë kohë.
Papa Leo XIV-të foli për situatën në Gazë në një intervistë me znj. Elise Ann Allen.
“Ekziston një përkufizim shumë teknik i asaj që mund të jetë gjenocidi, por gjithnjë e më shumë njerëz po e ngrenë çështjen, përfshirë dy grupe të të drejtave të njeriut në Izrael që kanë lëshuar këtë deklaratë”, tha Papa Leo XIV-të.
Papa Leo XIV-të mbetet thellësisht i shqetësuar për Gazën.
“Është thjesht e tmerrshme të shohësh pamjet që shohim në televizion.
Le të shpresojmë që diçka ta ndryshojë situatën.
Le të shpresojmë që të mos bëhemi të pandjeshëm.
Duhet të vazhdojmë të këmbëngulim, të përpiqemi të sjellim ndryshime”, tha Papa Leo-të.
“Lidhur me çështjen LGBT, Kisha mbetet e hapur për të gjithë, të gjithë, të gjithë, siç tha Papa Françesku, por e gjej shumë të pamundur, sigurisht në të ardhmen e afërt, që doktrina e Kishës, për sa i përket asaj që mëson mbi seksualitetin, asaj që mëson Kisha mbi martesën, të ndryshojë.
Kam folur tashmë për martesën, siç bëri Papa Françesku kur ishte Papë, për një familje të përbërë nga një burrë dhe një grua në një angazhim solemn, të bekuar në sakramentin e martesës.
Por edhe vetëm duke e thënë, e kuptoj që disa do ta marrin keq”, thotë ai në intervistën e gjatë të librit “León XIV: Qytetar i Botës, Misionar i Shekullit të 21-të”.
Lidhur me trajtimin e emigrantëve në vendin e tij të lindjes, Shtetet e Bashkuara, ai thekson se:
1- “Disa gjëra po ndodhin në Shtetet e Bashkuara që janë shqetësuese.
Në një nga bisedat e fundit që pata me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara fola për dinjitetin njerëzor dhe sa i rëndësishëm është ai për të gjithë njerëzit, kudo që të lindin, dhe shpresoj se do të gjenden mënyra për të respektuar qeniet njerëzore dhe mënyrën se si i trajtojmë ata në politikat dhe zgjedhjet që bëjmë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments