PAPA LEO XIV-të: JEMI PRANË POPULLIT TË GAZËS I CILI ËSHTË NË KUSHTE TË PAPRANUESHME; KUJTONI URDHËRESËN E ZOTIT E CILA THOTË TË MOS VRISNI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 17
- 1 min read

Vatikan | Në fund të audiencës së përgjithshme, Papa Leo XIV-të shprehu afërsinë e tij të thellë me popullin palestinez në Gazë, i cili, vazhdon të jetojë me frikë dhe të mbijetojë në kushte të papranueshme, i detyruar me forcë të largohet, edhe një herë, nga tokat e tij.
Fjalët e Papës u pritën me duartrokitje nga besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Papa Leo-të më pas nisi një apel të ri mbi situatën humanitare në Gaza para Zotit të Plotfuqishëm që urdhëroi se: “nuk do të vrasësh dhe në dritën e gjithë historisë njerëzore”.
“Çdo person ka gjithmonë një dinjitet të paprekshëm që duhet respektuar dhe mbrojtur.
Përsërit thirrjen time për armëpushim, për lirimin e pengjeve, për një zgjidhje diplomatike të negociatave dhe për respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare humanitare.
I ftoj të gjithë të bashkohen në lutjen time të përzemërt për agimin e shpejtë të paqes dhe drejtësisë”, përfundoi Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments