PAPA FRANÇESKU ËSHTË I SHQETËSUAR PËR PËRHAPJEN E KONFLIKTIT NË PALESTINË | LE TË KETË PAQE NË TOKËN E SHENJTË DHE LE TË LIROHEN PENGJET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Me shqetësim i kthej mendimet e mia për konfliktin në Palestinë, Izrael i cili rrezikon të përhapet edhe në qytete të tjera palestineze.
Apeloj që negociatat të mos ndalen dhe të pushojnë menjëherë të shtënat.
Pengjet të lirohen.
Le të ndihmohet popullata në Gaza ku po përhapen shumë sëmundje, përfshirë poliomielitin”, tha Papa tha këtë në Engjëll.
“Le të ketë paqe në Tokën e Shenjtë, le të ketë paqe në Jerusalem. Qoftë qyteti i shenjtë një vend takimi ku të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët të ndihen të respektuar dhe të mirëpritur. Dhe askush të mos e vërë në dyshim status quo-në e vendeve të tyre të shenjta”, tha Papa Françesku.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments