top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: TË BËSH PAQE ËSHTË GJËJA MË E BUKUR NË JETË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 18, 2024
  • 2 min read
ree

Vatikan | Papa Françesku vizitoi qendrën verore “Vera e Fëmijëve në Vatikan”, i shoqëruar nga salesiani Don Franko (Franco Fontana), përgjegjës për organizimin e javëve të aktivitetit fizik, edukativ dhe shpirtëror të qendrës.

 

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

 

Pas një përshëndetjeje të shkurtër dhe falënderimeve për bamirësit në Shtëpinë e Shën Martës (Casa Santa Marta), Papa u zhvendos në zonën e qendrës së vogël sportive, e ndërtuar së fundmi dhe e destinuar për fëmijët e punonjësve, kushtuar Shën Jozefit.

 

Pas mbërritjes së tij, u zhvillua një takim i shkurtër me animatorët dhe më pas Papa zhvilloi një bisedë me fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës në qendrën verore.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe ndërhyrjeve të tyre, i frymëzuar nga rruga e reflektimit dhe aktiviteteve që po ndjekin këto ditë, Papa Françesku foli për vlerën e familjes, prindërve, marrëdhëniet me gjyshërit, dhe kërkoi që të punohet për paqen, sepse, sipas tij, të bësh paqe është gjëja më e bukur në jetë.

 

Më në fund, pas një momenti lutjesh, fëmijët dhe të rinjtë të gjithë së bashku hodhën në ajër tullumbace me ngjyra të bëra prej gome natyrale dhe të biodegradueshme, secili me fjalët e Papës të shkruara: “Për ty, djalë i dashur, për ty, vajzë e dashur, je e çmuar në sytë e Zotit”, me shpresën që mesazhi të arrijë sa më shumë njerëz.

 

Takimi u mbyll me falënderimet e Papës për fëmijët, për gëzimin e tyre dhe për të gjithë ata që u përfshinë në realizimin e nismës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page