top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU: SHKENCA ËSHTË PËR NJERIUN JO PËR SHKATËRRIMIN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22, 2024
  • 1 min read
ree

Vatikan | Besimi dhe shkenca mund të bashkohen në bamirësi, nëse shkenca vihet në shërbim të burrave dhe grave të kohës sonë dhe nuk shtrembërohet në dëm të tyre apo edhe në shkatërrimin e tyre”, tha Papa Françesku, në audiencën me shkencëtarët e Observatorit të Vatikanit.

 

Për Papën shkenca dhe besimi ndjekin dy rrugë të ndryshme dhe paralele, mes të cilave nuk ka asnjë konflikt.

 

Në të vërtetë, këto rrugë mund të harmonizojnë njëra-tjetrën, sepse si shkenca ashtu edhe besimi, për një besimtar, kanë të njëjtën matricë në të Vërtetën absolute të Zotit.

 

Duke kujtuar At George Lemaître, jezuitin e teorisë së “big bengut”, Papa Françesku shtoi në fjalën e tij: “Udhëtimi i tij i besimit e çon atë në vetëdijen se krijimi dhe shpërthimi i madh janë dy realitete të dallueshme dhe se Zoti në të cilin beson nuk mund të jetë një objekt lehtësisht i kategorizueshëm nga arsyeja njerëzore, por është ‘Zoti i fshehur’, i cili mbetet gjithmonë në një dimension misterioz, jo plotësisht i kuptueshëm.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page