PAPA FRANÇESKU LUTET PËR PAQEN: TË MOS HARROJMË VENDET NË LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 21, 2024
- 2 min read
Vatikan | Në Sala Nervi për publikun e gjerë, Papa Françesku bëri shaka dhe vendosi një hundë të kuqe kllouni duke thënë: “Sillni dashurinë dhe mirësinë në jetën e përditshme”.
Papa Françesku, duke ecur me ndihmën e një bastuni, hyri në sallën Pali VI, ku po mban audiencën e përgjithshme mëngjesin e sotëm.
Me hyrjen e tij në sallën Nervi, Papa u prit nga ovacionet dhe thirrjet “Rroftë Papa” nga mijëra pelegrinë të pranishëm, të ardhur si gjithmonë nga Italia dhe mbarë bota.
“Sa të sapomartuar!”, thirri menjëherë Françesko.
“Bota jonë e shënuar nga luftëra dhe përçarjet ka më shumë se kurrë nevojë për frytet e Frymës së Shenjtë. Duke filluar nga familjet tuaja dhe mjediset tuaja të punës, sillni dashurinë, paqen dhe mirësinë në jetën tuaj të përditshme”, tha Papa Françesku në urimin e audiencës së përgjithshme me pelegrinët polakë.
“Lutjet tuaja për ndërmjetësimin e Zojës së Jasna Gorës, së cilës shumë prej jush i bëjnë pelegrinazh në këmbë gjatë javëve të fundit, i dhurofshin botës dhuratën e paqes së shumëdëshiruar”, shtoi Papa Françesku.
“Të mos harrojmë Ukrainën e torturuar, e cila vuan kaq shumë, të mos harrojmë Mianmarin, Sudanin e Jugut, Kivunë e Veriut dhe shumë vende që janë në luftë. Le të lutemi për paqe. Dhe të mos harrojmë Palestinën dhe Izraelin, le të ketë paqe atje”, tha Papa Françesku në fund të audiencës së përgjithshme.
Në fund, duke përshëndetur fëmijët e pranishëm, ka veshur hundën e kuqe të kllounit, duke e bërë shaka për me të vegjlit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments