PAPA FRANÇESKU: LOJËRAT OLIMPIKE DHE PARAOLIMPIADA MUND TË JENË NJË MUNDËSI PËR PAQEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Në momentin veçanërisht të errët historik që po përjetojmë, Lojërat Olimpike dhe Paraolimpiada në Paris janë një mundësi për paqen”, tha Papa Françesku, në parathënien e librit “Lojërat e paqes” botuar nga shtëpia botuese e Vatikanit.
Duke menduar përsëri për vlerën e armëpushimit olimpik, të propozuar nga Kombet e Bashkuara, shpresa ime - shkruan Papa Françesku - është se sporti mund të ndërtojë konkretisht ura, të thyejë barrierat, të promovojë marrëdhënie paqësore.
Kombet e Bashkuara kanë propozuar armëpushim gjatë kohëzgjatjes së Olimpiadës: nga një javë para fillimit të Lojërave të Parisit deri në një javë pas mbylljes së Lojërave Paralimpike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments