top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA FRANÇESKU DO TË REALIZOJË DHJETË TAKIME DYPALËSHE NË G7-të | PROGRAMI I PAPËS NË G7-të.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 14, 2024
  • 2 min read
ree

Vatikan | Papa Françesku do të ketë dhjetë takime dypalëshe në G7-të.

 

Mes tyre ai me presidentin amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), ukrainasin Volodimir Zelenski, francezin Emanuel Makron, presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

 

Me të mbërritur Papa u prit nga kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni.

 

Papa Françesku mbërriti në Borxho Enjacia (Borgo Egnazia) në orën 12.30 dhe do të niset në orën 7.45.

 

Prandaj Vatikani ka bërë të ditur programin për pjesëmarrjen e Papës në G7-të.

 

Papa Françesku u nis në orën 11:00 nga heliporti i Vatikanit për të mbërritur në fushën sportive të Borxho Enjacias (Borgo Egnazia) në orën 12:30.

 

Më pas Papa do të mirëpritet nga kryeministrja Meloni.

 

Më pas transferimi me makinë golfi në rezidencën e rezervuar, ku janë planifikuar bisedime dypalëshe me:

1- Znj. Kristalina Georgieva, drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

2- Z. Volodimir Zelenski, president i Ukrainës.

3- Z. Emanuel Makron, president francez.

4- Z. Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë.

 

Në orën 14:05 kryeministrja Meloni do të presë zyrtarisht Papën në oborrin e Borxho Enjacias (Borgo Egnazia) për foto zyrtare).

 

Në orën 14.15 në sallën Arena Papa merr pjesë në seancën e përbashkët dhe mban fjalimin e tij, i cili pasohet nga ndërhyrje të tjera.

 

Në orën 17:30 fotoja zyrtare e të gjithë pjesëmarrësve.

 

Të tjera takime dy palëshe të Papës:

1- Z. Uiliam (William) Samoei Ruto, president i Kenias.

2- Z. Narendra Modi, kryeministër i Indisë.

3- Z. Xhozef Baidn (Joseph Biden), president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

4- Z. Luiz Inácio Lula da Silva, president i Brazilit.

5- Z. Recep Taiip Erdoğan, president i Republikës së Turqisë.

6- Abdelmadjid Tebboune, president i Republikës së Algjerisë.

 

Helikopteri me Papën është planifikuar të ngrihet nga fusha sportive e Borxho Enjacias (Borgo Egnazia) në orën 19:45.

 

Ulja në heliportin e Vatikanit është planifikuar për në orën 21:15.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page