PAPA FRANÇESKU: BOLL ME LUFTË | ULNI ARMËT DHE FILLONI BISEDIMET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 2, 2024
- 1 min read
Vatikan | “Të mos harrojmë Ukrainën e munduar, Palestinën, Izraelin, Mianmarin”, tha Papa Françesku në fund të Engjëllores.
“I bëj thirrje urtësisë së pushtetarëve që të ndalojnë përshkallëzimin dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’u përfshirë në dialog dhe negociata”, shtoi Papa.
“Ju ftoj të luteni për Sudanin, ku lufta që ka zgjatur për më shumë se një vit nuk ka gjetur ende një zgjidhje paqësore”, tha Papa Françesku në Engjëllore.
“Le të heshtin armët - vazhdoi ai - dhe me angazhimin e autoriteteve lokale dhe komunitetit ndërkombëtar t'i sillet ndihma popullatës dhe refugjatët e shumtë të zhvendosur dhe sudanezë mund të gjejnë mirëseardhje dhe mbrojtje në vendet fqinje.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit